Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

12:20 | 29 Prill 2026
gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-gjakove,-ishte-i-shtrire-tek-shkallet-e-nje-banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person është gjetur i vdekur.

Në raportin e saj, Policia shton se viktima, ishte gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese, vdekjen e të cilit e konstatuar ekipi mjekësor.

Njoftimi i plotë:

“Gjakovë/ 28.04.2026 – 22:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka njoftuar Policia.

Komento: