Kurti takohet me Presidenten e BERZh-it, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

12:30 | 29 Prill 2026
kurti-takohet-me-presidenten-e-berzh-it,-diskutojne-per-forcimin-e-bashkepunimit

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ZKM, ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.

Aty thuhet se Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik.

“Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e bashkëpunimit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Kurti ka falenderuar Presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës.

Komento: