Rasti ETMT, Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj kompanisë së tregtimit të energjisë

16:35 | 29 Prill 2026
rasti-etmt,-prokuroria-speciale-nis-hetimet-ndaj-kompanise-se-tregtimit-te-energjise

Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për kompaninë e tregtimit të energjisë elektrike “ETMT Energy”.

Në një përgjigje për media, zëdhënësja e prokurorisë, Arbnora Luta, ka dhënë disa detaje për këtë çështje. Ajo ka thënë se rastin po trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare.

“Ju njoftojmë se, lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke e trajtuar rastin në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare”, ka thënë Luta./VOX Kosova

Komento: