Eliminimi i deponive ilegale, Sami Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

16:40 | 29 Prill 2026
eliminimi-i-deponive-ilegale,-sami-lushtaku:-kushdo-qe-hedh-mbeturina-do-perballet-me-masa-te-rrepta

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale në këtë komunë po zhvillohet me vendosmëri.

Lushtaku ka shkruar se çdo person fizik apo juridik që kapet duke hedhur mbeturina në vende të palejuara do të përballet me masa të rrepta ligjore.

“Pastërtia është detyrim ndaj vetes, familjes dhe qytetit ku jetojmë. Skenderaj nuk do të jetë strehë e papërgjegjshmërisë, por shembull i rendit dhe kujdesit për hapësirën publike dhe private.

Ftojmë çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij angazhimi dhe të mos heshtë përballë ndotjes. Çdo rast i hedhjes së mbeturinave mund të raportohet në Drejtorinë e Inspektoratit (048 906 154) ose në Drejtorinë e Shërbimeve Publike (048 567 897), në Viber apo WhatsApp. Identiteti juaj do të mbetet plotësisht konfidencial, ndërsa çdo denoncim i saktë do të mbështetet me subvencion sipas legjislacionit në fuqi. Së bashku po e mbrojmë pastërtinë dhe ambientin e qytetit tonë dhe nuk do të lejojmë askënd ta ndotë atë. Skenderaj i pastër është përgjegjësi e të gjithëve!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/18h6YigJum/

Komento: