Arrestohet një person në Gjakovë vjedhje

17:00 | 29 Prill 2026
arrestohet-nje-person-ne-gjakove-vjedhje

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, ka pranuar informata për një vjedhje në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Njësitë patrulluese i janë përgjigjur thirrjes menjëherë, mirëpo personi i dyshuar (mashkull, i moshës madhore) ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë zyrtarët policorë kanë nisur menjëherë grumbullimin e informacioneve dhe përshkrimit të personit për të bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës operative hetimore, pas një kohe të shkurtër, u arrit të ndalohej i dyshuari në një lokacion tjetër të qytetit.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar mjetet që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, së bashku me mjetet monetare të vjedhura.

I dyshuari B. K., i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve, është intervistuar nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komento: