“Dridhet” Napoli, ja ku po përfundon Insigne

17:19 | 14 Qershor 2019

Paris Saint-Germain, thuhet se dëshiron ta transferojë yllin e Napolit, Lorenzo Insigne.

Sipas Nicolo Schira të Gazzetta dello Sport, PSG duhet të paraqesë një ofertë për Insigne, të cilën Napoli e vlerëson 100 milion euro, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Schira beson se takimi i sulmuesit me agjentin Mino Raiola javën e ardhshme do të jetë vendimtar.

Kjo është për shkak se takimi do të zbulojë nëse 28-vjeçari do të angazhohet për nënshkrimin e një kontrate të re deri në vitin 2024, në vlerë prej 6 milion euro në sezon ose të kërkojë largimin./ORAinfo/

Komento: