Zbulohet kontrabanda me mallra në Aeroportin e Prishtinës

10:40 | 30 Prill 2026
zbulohet-kontrabanda-me-mallra-ne-aeroportin-e-prishtines

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandës me rreth 100 copë produkte të padeklaruara.

Sipas njoftimit zyrtar, produktet u gjetën te një bagazh i një udhëtari, ndërsa, për mosdeklarim të mallrave që i njëjti barti, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në zbatimin e ligjeve doganore për të siguruar një treg të ndershëm dhe të rregullt. Angazhimi ynë është i palëkundur në mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e integritetit të tregut”.

Komento: