Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdhe nuk e kursejnë as jetën

12:10 | 30 Prill 2026
homazhe-per-ilaz-kodren,-hamza:-njerezit-e-medhenj,-per-atdhe-nuk-e-kursejne-as-jeten

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka bërë homazhe sot në Prekaz në nderim të heroit Ilaz Kodra.

Hamza tha se Kodra dhe bashkë luftëtarët e tij ishin njerëz të mëdhenj që nuk e kursyen as jetën për liri dhe për atdhe.

“Me bashkëpunëtorë jam këtu për të shprehur respektin, falënderimin deri në përulje për heroin e kombit Ilaz Kodra, me bashkëluftëtarët e tij, me dëshmorët që e dhanë jetën që dhanë jetën për liri që na sot e gëzojmë. Mirënjohës përjetë”, deklaroi kreu i PDK-së.

“Kanë qenë njerëz të mëdhenj dhe njerëzit e mëdhenj, për lirinë dhe për atdheun nuk e kursejnë as jetën. Respekt dhe falënderim i përjetshëm për heroin e kombit Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët e tij”, u shpreh ai.

Komento: