Albulena Haxhiu për shkarkimin e Miftarit: I kemi liruar tre, tetë janë emëruar

16:40 | 30 Prill 2026
albulena-haxhiu-per-shkarkimin-e-miftarit:-i-kemi-liruar-tre,-tete-jane-emeruar

U.D presidentja Albulena Haxhiu është pyetur për shkarkimin e Vehbi Miftarit, nga posti i shefit të misionit në Vatikan.

Ajo ka thënë se deri më tash kanë ndodhur tri lirime, dhe 8 emërime në diplomaci.

“Për z.Miftari, unë nuk do ta quaja shkarkim, çdo kthim nga misioni diplomatik, nuk është shkarkim. Në diplomaci ka emërime, kthime, rotacion. Për z.Miftari, procedura ka filluar në vitin 2025, kam trashëguar numër të madh lëndësh në raport me këto çështje, lëndë të trashëguara nga presidentja Osmani, aty ku gjithçka është në rregull me procedurat do t’i shtyjë përpara, janë bërë 8 emërime, tri lirime”, tha ajo.

Komento: