E DHIMBSHME: I riu nga Kosova humb jetën tragjikisht në Gjermani

08:49 | 01 Maj 2026

Dyshohet se një i ri nga Podujeva ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Hanover të Gjermanisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes postimeve të familjarëve të tij në rrjetet sociale, duke njoftuar se bëhet fjalë për Granit Tahirin.

Bazuar në shkrimet e tyre, i riu ka vdekur në vendin e punës.

“Një humbje e madhe për të gjithë. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta”, ka shkruar njëri prej familjarëve të të ndjerit.

I ndjeri ishte edhe futbollist.

Komento: