Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për 1 Maj

13:57 | 01 Maj 2026

Një numër i madh automjetesh nga Kosova është parë gjatë ditës duke u nisur drejt Shqipërisë, për shkak të festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Fluksi i madh i qytetarëve ka shkaktuar edhe kolona të gjata në pikat kufitare, ndërsa shumë familje kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën festive.

Lëvizjet masive pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim, për shkak të pushimeve.

Komento: