Albulena Haxhiu uron festën e 1 Majit: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

14:06 | 01 Maj 2026
albulena-haxhiu-uron-festen-e-1-majit:-sot-nderojme-ata-qe-me-mund-e-mbajne-familjen-e-kosoven-ne-kembe

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka uruar 1 Majin, Dirën e Punëtorëve.

Ajo ka vlerësuar se duhet të u jepet vendi që u takon punëtorëve të Kosovës. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve Haxhiu ka theksuar se nuk mjafton të shihet si punëtor vetëm vendi i punës, por se puna nis nga shtëpia.

“Aty ku shumë gra e nisin ditën para se të zgjohen të gjithë dhe e mbyllin pasi të kenë fjetur të gjithë. Aty ku kujdesi për fëmijët, për të moshuarit, për të sëmurët, për ushqimin, për rrobat, për rendin e familjes, vazhdon të merret si detyrë e natyrshme. Por nuk është e natyrshme. Është angazhim, përkushtim, kohë dhe, mbi të gjitha, është punë që as paguhet e as njihet sa duhet”, ka thënë Haxhiu, duke falënderuar ata për mundin.

“Atyre që dalin herët për ta fituar bukën me djersë, në kantier, në fabrikë, në arë, në zyrë, në dyqan, në rrugë a në mërgatë, por edhe atyre që e vazhdojnë punën brenda shtëpisë, shpesh pa pagë, pa orar dhe pa njohjen që meritojnë”, ka theksuar Haxhiu.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/albulenaa.haxhiuu/posts/35070612275916127?ref=embed_post

Komento: