Kllokot, mjeku gjen pa shenja jete pacienten në dhomën e spitalit

09:00 | 02 Maj 2026
kllokot,-mjeku-gjen-pa-shenja-jete-pacienten-ne-dhomen-e-spitalit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në Kllokot.

Sipas raportit 24-orësh, thuhet se trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Banja Nëna Naile, Kllokot  01.05.2026 – 16:00. Një mashkull kosovar–doktor, ka raportuar se në dhomën e spitalit, pacienti-viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni  mortore”, u tha në raportin e Policisë

Komento: