Iu gjetën 1000 fara kanabisi në automjet, arrestohet në flagrancë 66-vjeçari në Tiranë

11:30 | 02 Maj 2026
iu-gjeten-1000-fara-kanabisi-ne-automjet,-arrestohet-ne-flagrance-66-vjecari-ne-tirane

Policia e Shtetit në Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.

Për pasojë, një 66-vjeçar është vënë në pranga, pasi te i njëjti u gjetën 1000 fara kanabisi, gjatë kontrollit në automjetin e tij.

Operacioni policor kishte për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.

“Gjatë këtij operacioni, te Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K, në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara cannabis sativa”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Komento: