
Mesfushori francez, Adrien Rabiot, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon më 1 korrik, ka zhvilluar bisedime me kampionët italianë të Juventusit.
24-vjeçari, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje në Manchester United, tha se ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, në një intervistë me gazetën italiane Corriere dello Sport, përcjell ORAinfo.

Rabiot refuzoi të nënshkruante një kontratë të re me PSG, pasi që menaxheri kryesor Thomas Tuchel nuk e donte atë në skuadër.
Me pushime në Itali, Rabiot zbuloi kontaktin e tij me Juventusin dhe tha se Manchester United është një tjetër klub për të cilin do të donte të luante./ORAinfo/