Arsenali po e transferon yllin e madh

19:59 | 14 Qershor 2019

Duket se Arsenali do të bëjë një transferim të madh.

Skuadra e Arsenal duhet të rikonstruktojë skuadrën për edicionin e ardhshëm, pasi mbylli sezonin pa asnjë trofe, duke mos arritur të siguronte as garat në Ligën e Kampionëve.

Një nga synimet kryesore të Unai Emery mbetet transferimi i yllit të Inter, Ivan Perisic.

Sipas ‘FC Inter Neës’, Aresnal kanë bërë lëvizje të reja për nënshkrimin e yllit kroat.

‘Gunners’ kishin shfaqur interesim për lojtarin edhe gjatë janarit, por marrëveshja nuk u arrit asnjëherë.

Gjithsesi, ata kanë rikthyer interesimin për Perisic, tashmë më të vendosur se kurrë për ta transferuar në Emirates.

Edhe Leicester dhe Ëolverhampton kanë paraqitur interesim, por Arsenal shihen favoritët për nënshkrimin e lojtarit.

Komento: