
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një dasmë në Vushtrri, ku është arrestuar një person.
Policia ka bërë të ditur se te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë, një fishek dhe gjashtë gëzhoja.
“Raportohet për të shtëna me armë zjarri në një aheng-dasme, është arrestuar një person i dyshuar m/k i cili dyshohet që ka shtënë me armë zjarri. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Zaraki, një fishek dhe gjashtë gëzhoja të kalibrit 9 mm”.
“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë