Ekstradohet nga Spanja shqiptari i akuzuar për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike

12:20 | 03 Maj 2026
ekstradohet-nga-spanja-shqiptari-i-akuzuar-per-kultivimin-e-rreth-11-mije-bimeve-narkotike

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja për në Shqipëri, i akuzuar për kultivimin e 10 mijë e 900 bimëve narkotike, në vitin 2023 në territorin e Shkodrës.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 26 vjeçarit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

Komento: