Kurt takohet me homologun e tij kroat

16:28 | 04 Maj 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në këtë takim, u theksuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të ndërtuara mbi partneritet të qëndrueshëm, miqësi të sinqertë dhe bashkëpunim të gjithanshëm. Kryeministri në detyrë Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit euro-atlantik dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale në kontinentin evropian dhe përtej tij, si dhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike.

Në këtë drejtim, u theksua nevoja për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë.

Komento: