Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet

22:45 | 04 Maj 2026

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar arritjen e koalicionit me Përparim Ramën për qeverisjen në Prishtinë.

“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në T7.

“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismaili teksa komentoi koalicionin e arritur tashmë në Prishtinë.

“E kam pa që PDK është çelësi që mund të ketë një koalicion të suksesshëm apo dryri që e krijon një bllokadë…”, shtoi ai referuar koalicionit.

Koalicioni do zyrtarizohet nga nesër “ekipi jonë do fillojë të marrë detyra dhe përgjegjësi”.

I pyetur nëse PDK do të ketë post të nënkryetarit në Prishtinë, Ismaili zbuloi se do të ketë një nënkryetare grua.

Ai shtoi se do të ketë risi sa i përket ndarjes së detyrave dhe përgjegjësive.

Komento: