
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon mbledhjen e nisur më shumë se një orë më parë me kryetarët e degëve, ku në fokus janë zhvillimet e fundit politike dhe organizimi i brendshëm i partisë.
Deri më tani, asnjë zyrtar i kësaj partie nuk ka dalë nga zyrat, ndërsa pritet që qëndrimet zyrtare të bëhen publike pas përfundimit të takimit.
Para nisjes së mbledhjes, anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se në diskutim është edhe mundësia e një bashkimi me ish-presidenten Vjosa Osmani.
“Diskutojmë për të gjitha çështjet që lidhen me partinë tonë dhe listën tonë. Në këtë kuptim diskutojmë edhe për ardhjen e Vjosës, për bashkimin e madh të së djathtës që e shohim si domosdoshmëri për Kosovën. Për gjithçka tjetër dalim pas mbledhjes”, ka thënë ajo.