
Hektor Krasniqi një nga mbrojtësit më premtues të brezit të ri sot feston ditëlindjen.
KF Dukagjini përmes një postimi në rrjete sociale ia ka uruar ditëlindjen atij.
“Klubi i uron shumë shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në jetë e karrierë”, thuhet në urim.
Hektori ka marrë urime të shumta edhe nga bashkëlojëtarët e tij dhe familjarët.
I riu nga Klina befasoi të gjithë kur la futbollin austriak për të vazhduar karrierën në Superligën e Kosovës.
Ai ka veshur edhe fanellën e Kosovës U17 dhe U20.