Zgjedhjet e 7 qershorit, fillon periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës

08:47 | 06 Maj 2026
rreth-95%-e-vendvotimeve-te-rinumeruara,-sot-pritet-mbyllja-e-procesit

Ka filluar periudha e regjistrimit për votim nga jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kjo periudhë zgjat nga 6 Maj deri më 17 Maj 2026. Regjistrimi bëhet përmes platformës https://diaspora.kqz-ks.org

Nëse vini nga diaspora për të votuar më 7 qershor 2026 në Kosovë, nuk keni nevojë të regjistroheni. Mjafton të verifikoni qendrën tuaj të votimit.

Sipas vendimit të KQZ-së procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike (33 ambasada dhe 15 konsullata), me gjithsej 70 vendvotime.

Bazuar në këtë vendim, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit është 66,450.

Në vendim thuhet se kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar.

Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, sipas KQZ-së, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor 2026, pasi që Kuvendi dështoi ta zgjedh Presidentin e vendit.

Komento: