
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm kundër kontrabandës, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ilegale në qytetin e Ferizajt.
Sipas njoftimit zyrtar, dje, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore që çuan në zbulimin e mallrave të kontrabanduara.
Autoritetet policore kanë identifikuar një person të dyshuar, mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar depon për ruajtjen e produkteve të futura ilegalisht në Kosovë përmes rrugëve të paligjshme nga Maqedonia e Veriut.
Pas sigurimit të autorizimit nga prokurori kompetent, është kryer kontrolli në lokacionin e dyshuar, ku janë sekuestruar:
Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara vlerësohet rreth 16,500 euro, ndërsa dëmi i shkaktuar përmes shmangies së akcizës dhe detyrimeve doganore arrin rreth 34,000 euro.