Treni godet një mjet të punës në Klinë, një i lënduar

14:45 | 06 Maj 2026
treni-godet-nje-mjet-te-punes-ne-kline,-nje-i-lenduar

Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:43 në fshatin Jagodë të Klinës.

Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një mjet i punës – valak (ngjeshës).

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, hetuesit e aksidenteve dhe hetuesit e aksidenteve të trenave të cilat po i zhvillojnë hetimet”, deklaroi Gashi.

Komento: