
Fiorentina, ka konfirmuar se Vincenzo Montella do të mbetet trajneri i tyre në sezonin e ardhshëm.
Montella u kthye në Fiorentinë në prill, por pozita e tij duket se ishte në rrezik pasi ai nuk arriti të fitonte asnjë nga tetë ndeshjet e tij, ndërsa familja Della Valle, e cila e solli atë, shiti klubin në Rocco Commisso, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ish trajneri i Milanit u takua me Commisso të premten dhe tani është marrë vendim që ai do të qëndrojë te ekipi i Violës./ORAinfo/