Australi: Gruaja lind binjakë fshehurazi në një tendë, njëra nga foshnjat vdiq

15:55 | 06 Maj 2026
australi:-gruaja-lind-binjake-fshehurazi-ne-nje-tende,-njera-nga-foshnjat-vdiq

Një grua lindi binjakë fshehurazi në një tendë, por njëra nga foshnjat fatkeqësisht ka vdekur.

Shërbimet e urgjencës shkuan në një kamping pranë një bregu lumi, ku gjetën një grua 37-vjeçare së bashku me trupin e një foshnje dhe binjakun e saj, i cili ishte gjallë. Gruaja dhe njëra nga foshnjat u trajtuan në vendngjarje para se të dërgoheshin në spital, pasi foshnja ishte në gjendje kritike.

Zbulimi u bë në një kamp të improvizuar për të pastrehë pranë plazhit Wagga, në Wagga Wagga, Australi – një zonë që vendasit thanë se është bërë një strehë mes një krize lokale strehimi.

Raportohet se nëna 37-vjeçare kishte jetuar në tendë me partnerin e saj për rreth pesë muaj, përpara se të gjendej nga policia, dhe kishte fëmijë të tjerë që nuk jetonin në atë vend me të.

Familja e saj tha se nuk ishte në dijeni se vajza ishte shtatzënë

Komento: