Vjosa Duraj emërohet drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

16:45 | 06 Maj 2026
vjosa-duraj-emerohet-drejtoreshe-e-tatimit-ne-prone-ne-prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Vjosa Duraj i është bashkuar ekipit të ekzekutivit komunal, duke u emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë.

Në një postim në Facebook, Totaj ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij do të angazhohet bashkë me drejtoreshën e re për t’u shërbyer qytetarëve.

“Ekipit të ekzekutivit sot iu bashkua Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë”, ka shkruar Totaj.

Ai ka shtuar se, sipas tij, synimi është rritja e angazhimit institucional në shërbim të qytetarëve të komunës.

“Së bashku do të angazhohemi gjatë këtij mandati për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, ka theksuar Totaj. /Telegrafi/

Postimi i plotë:  https://www.facebook.com/shaqirtotaj/posts/1555099639522627?ref=embed_post

Komento: