
Një aksident mes trenit dhe një mjeti të punës – valakut (ngjeshëses) ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku është lënduar një person.
I njëjti u dërgua fillimisht në spitalin e Pejës e më pas u transferua në QKUK. Lidhur me gjendjen e tij , detaje ka dhënë shefi i Emergjencës Naser Syla, ku bëri të ditur se gjendja e pacientit është jo stabile.
“Një i aksidentuar me tren. Nga spitali Pejës i sjellun, politraumë e rëndë, gjendje e rëndë dhe jo stabile, janë duke u kryer egzaminimet e nevojshme, pacienti i intubuar dhe i kyqun në respirator, do të vazhdojë trajtimin në MIQ”, deklaroi Syla.