Ndërtimi i “San Siros”, Milan dhe Inter marrin këtë lajm

22:59 | 14 Qershor 2019

Kryebashkiaku i Milanit, Beppe Sala ka paralajmëruar Rossonerët dhe Interin se ndërtimi i një San Siro të ri do të kushtojë shumë e shtrenjtë.

Inter dhe Milan kanë punuar në planet për një stadium të ri për të zëvendësuar San Siro, por ende nuk kanë dorëzuar planet e tyre përfundimtare në zyrën e kryetarit të bashkësisë, përcjell ORAinfo.

“Ndërtimi i një stadiumi të ri do të kushtojë shumë e shtrenjtë, por unë nuk dua të ndikoj asgjë”

“Unë jam duke pritur për të parë propozimin nga Inter dhe Milan. Shpresojmë se do të arrijë para pushimeve. Sipas mendimit tim, San Siro është një objekt i mrekullueshëm “.” u tha Sala gazetarëve./ORAinfo/

Komento: