
Elijona, njëra nga finalistët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur të këtij formati. Pas përfundimit të spektaklit, ajo ka ruajtur vëmendjen e publikut përmes paraqitjeve dhe aktivitetit në rrjete sociale.
Së fundmi, ajo është rikthyer në ambientet e shtëpisë së famshme, duke rikujtuar përvojën që e bëri pjesë të rëndësishme të këtij edicioni.
Vizita e saj ka tërhequr interes, duke qenë se vjen vetëm pak muaj pas përfundimit të spektaklit, sgkruan “Kosovarja”.
Elijona ka ndarë një fotografi në InstaStory, ku shihet logoja e formatit, e shoqëruar vetëm me fjalën “Hello”. Një postim i thjeshtë, por që ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

