Tentoi të thyente bllokadën amerikane, avioni luftarak godet anijen me flamur të Iranit

22:15 | 06 Maj 2026

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane monitoruan anijen cisternë “Hasna”, teksa lundronte në ujërat ndërkombëtare me destinacion një port iranian në Gjirin e Omanit.

Sipas deklaratës, forcat amerikane lëshuan paralajmërime të shumta për anijen me flamur iranian, duke e informuar atë se po shkelte bllokadën amerikane.

Sipas “CENTCOM”, pasi ekuipazhi i “Hasnës” nuk iu përmbajt paralajmërimeve të përsëritura, forcat amerikane shkatërruan timonin e anijes cisternë, duke qëlluar me topin 20 mm të një avioni luftarak F/A-18 Super Hornet të Marinës Amerikane, i cili ishte shkëputur nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln.

Anija, sipas deklaratës, nuk po vazhdon më kursin e saj drejt Iranit.

Komento: