
Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e realizuar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.
Lajmin për RTK e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prizren ku dhe është mbajtur seanca dhe mes tjerash kanë bërë të ditur se ndaj 5 të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera