Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës

23:25 | 07 Maj 2026
akt-barbar:-demtohet-lapidari-i-uck-se-ne-binxhe-te-klines

Gjatë një survejimi në fshatin Binxhë të Klinës, arkeologu Berat Ademi ka hasur në një lapidar të panjohur, i cili dyshohet se i përkiste Zonës Operative të Drenicës së UÇK-së.

Sipas Ademit, lapidari është gjetur pranë një rruge malore dhe rezulton të jetë dëmtuar rëndë, duke lënë të kuptohet për një akt vandalizmi me synim fshirjen e gjurmëve historike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lapidari është shkatërruar barbarisht, në përpjekje për të zbehur historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së”, ka bërë të ditur ai.

Arkeologu theksoi se pranë vendit ku ndodhet lapidari, rreth 50 metra larg, është gjetur edhe një gëzhojë e kalibrit 20 mm (M57), e cila sipas tij dëshmon për zhvillimin e luftimeve dhe rezistencës në këtë zonë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Ademit, dëmtimi i monumenteve përkujtimore nuk mund ta fshijë sakrificën e dëshmorëve, por mbetet një alarm për institucionet dhe shoqërinë që këto vende të mos lihen në harresë.

Rasti pritet të ngjallë reagime dhe kërkesa për evidentimin, mbrojtjen dhe restaurimin e lapidarëve të dëmtuar të luftës në Kosovë

Komento: