
Një person i dyshuar është arrestuar lidhur me një rast të gjuajtjes me armë zjarri, i ndodhur të mërkurën në Prishtinë.
Policia njofton se i njëjti është kapur mbrëmë ndërsa gjatë veprimeve policore është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, personi i dyshuar është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë,