
Ka raportime gjithnjë e në rritje se Milani është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes personale me Leon Goretzkan, i cili do të jetë lojtar i lirë pas largimit nga Bayern Munich.
Mesfushori me përvojë ka qenë prej kohësh në radarët e “Rossonerëve” si një përforcim potencial që mund t’i shtojë eksperiencë një skuadre ku tashmë bëjnë pjesë Luka Modric dhe Adrien Rabiot.
Ai i mbushi 31 vjeç në shkurt dhe do të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë nga 1 korriku, kur i skadon kontrata aktuale me Bayern Munich.
Sipas ESPN Deportes dhe ActuFoot, Milani tashmë është i bindur se është jashtëzakonisht pranë arritjes së një marrëveshjeje me Goretzkan.
Konkurrenca për firmën e tij ka qenë e madhe, përfshirë edhe brenda Serie A nga Napoli dhe Juventusi, si dhe Arsenal, Olympique Marseille dhe Bayer Leverkusen.
Milani mund ta “mbyllë” definitivisht transferimin e tij nëse siguron një vend kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndërsa aktualisht ndodhet në vendin e tretë në renditjen e Serie A.
Reprezentuesi gjerman ka zhvilluar 45 paraqitje zyrtare për Bayern Munich këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime.
Goretzka numëron gjithashtu 69 paraqitje me kombëtaren e Gjermanisë, ku ka realizuar 15 gola.