Ndodh befasia, Milan po transferon mesfushorin që e do Arsenali

08:21 | 15 Qershor 2019

Mesfushori i Sampdorit Dennis Praet është një nga prioritetet e transferimit të verës të AC Milan dhe agjenti i tij Martin Riha.

“Gjithkush e di se çfarë mendon Giampaolo për Denisin, për tani nuk mund të them asgjë tjetër”, përcjell ORAinfo.

“AC Milan është një markë e rëndësishme, është një emër i madh, por ka edhe klube të tjera që duan të nënshkruajnë me atë, veçanërisht jashtë vendit, ata tashmë kanë treguar interesin e tyre”.

Kur u pyet se a është edhe Arsenal i interesuar për Denisin, Riha tha se ai është një futbollist i plotë dhe ai është i gatshëm të bashkohet me një klub të madh”.

“Ka shumë klube të interesuara, ne do të mësojmë gjithçka brenda pak javësh”.
Praet, 25 vjeç, është kontraktuar me Sampdorian deri në vitin 2021. Ai u bashkua me Sampdorian nga Anderlehti në vitin 2016 për 10 milionë euro./ORAinfo/

Komento: