Rivarroset në Vushtrri dëshmori Bekim Zenuni

12:40 | 08 Maj 2026
rivarroset-ne-vushtrri-deshmori-bekim-zenuni

Me nderimet më të larta shtetërore, sot u bë rivarrimi i dëshmorit të kombit, Bekim Zenuni, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj.

Në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarëve të shumtë, u nderua jeta dhe sakrifica e një biri të këtij vendi, i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës.

“Sot, dëshmori i UÇK-së, Bekim Zenuni, iu bashkua përjetësisht bashkëluftëtarëve dhe dëshmorëve të tjerë që sakrifikuan jetën për atdheun, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Sakrifica e dëshmorëve të kombit do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë dhe kujtim i përhershëm i çmimit të lirisë që gëzojmë sot.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Bekim Zenuni”, ka shkruar kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Komento: