Pogba në Real Madrid? Man Utd merr lajmin e keq nga ai

08:57 | 15 Qershor 2019

Francezi po do me ngulm që të bëhet pjesë e Los Blancos.

Paul Pogba e ka të qartë. Dëshiron ta lërë Manchester Unitedin dhe t’i bashkohet Real Madridit, por ekipi anglez refuzon të humbasë yllin e tyre, raporton MARCA.

Agjenti i francezit, Mino Raiola, e di se fillimisht duhet të merret me të ardhmen e Matthijs de Ligt, para se t’ia plotësojë dëshirën Pogbas – çdo gjë mund të përfundojë në korrik.

Zinedine Zidane asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për ta transferuar Pogban dhe Florentino Perez është i gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit francez duke e sjell fituesin e Kupës së Botës në “Santiago Bernabeu”, edhe pse e di mirë shumë se do të jetë e vështirë për ta larguar nga “Old Trafford”.

United refuzon ta shesë, por me dy vite të mbetura në kontratë, ata mund të detyrohen ta shesin për të përfituar sa më shumë ekonomikisht.

Komento: