Irani kërcënon me “përgjigje ushtarake” për shkak të bllokadës amerikane

23:06 | 08 Maj 2026

Një anëtar i komitetit për siguri kombëtare në parlamentin iranian ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara lidhur me bllokadën detare të vazhdueshme ndaj porteve.

Ali Khezrian i ka thënë transmetuesit shtetëror IRIB se “nga tani e tutje, veprimet e SHBA-së për bllokadë detare do të përballen me një përgjigje ushtarake nga Irani”, raporton skynews, transmeton Sinjali.

Ai ka thënë se SHBA-ja duhet të sigurojë “disa eskortë” për shkatërruesit e saj, në mënyrë që marinarët amerikanë të shpëtohen nëse anija e tyre fundoset.

Deklaratat vijnë pasi ushtria amerikane tha se ka “çaktivizuar” dy cisterna nafte iraniane që po tentonin të kalonin përmes bllokadës.

Donald Trump ka njoftuar më herët këtë javë se bllokada do të vazhdojë, duke shtuar se “askush” nuk do ta sfidojë atë.

Komento: