
Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Partia Demokratike e Kosovës dhe mundësinë rikthimit të Fatmir Limajt.
Lladrovci tha se pret një lajm të mirë nga Kryesia e PDK-së, duke kërkuar që të mos përsëritet “gabimi” i mosvotimit për Limajn.
Tutje, ai komentoi edhe kritikat ndaj Limajt, duke thënë se disa nga arsyet kundër tij nuk qëndrojnë.
“Një nga ‘argumentet’ negative se Fatmiri na paska sha, do parë më realisht, as na nuk e kemi kursye. Qielli është plotë yje, një yll ma shumë, nuk ia zbeh ndriçimin yjeve që po shkëlqejnë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.