
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Evropës, duke ritheksuar se rruga euro-atlantike mbetet orientimi i vetëm strategjik i Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Ai po ashtu ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin drejt marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Rruga jonë euro-atlantike është e vetmja rrugë dhe ne mbetemi besnikë të këtij vizioni, gjithmonë në mbrojtje të interesave të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Evropës.