
Një punëtor ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga kati i dytë i një objekti derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 maj 2026, rreth orës 16:40. Viktima, mashkull kosovar, pas aksidentit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dhe intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve – koordinatorin për siguri dhe përfaqësuesin juridik të firmës.