
Përmes një video-mesazhi drejtuar bashkatdhetarëve në mërgatë, Daut Haradinaj ka ftuar qytetarët që jetojnë jashtë vendit të bëhen pjesë aktive e procesit zgjedhor në Kosovë, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Ai ka theksuar rëndësinë e regjistrimit për votim, proces i cili mbetet i hapur deri më 17 maj, duke e konsideruar si një mundësi të rëndësishme për kontributin e mërgatës në të ardhmen e vendit.
“Ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimit për Kosovën. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj për të votuar duke u regjistruar për votim,” është thirrja e Haradinajt drejtuar mërgatës.
Në fund të mesazhit, ai ka shprehur mirënjohje të përhershme për angazhimin dhe kontributin historik të diasporës për Kosovën.