
Skriniar është i paprekshëm, këtë ia kanë bërë me dije drejtuesit e Interit atyre të Manchester Unitedit, të cilët po tentojnë të gjejnë një marrëveshje të përbashkët për transferimin e Lukakus në Itali.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Interi ka refuzuar mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve në marrëveshje për Romelu Lukakun,.
Raportohet se “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për mbrojtësin, Milan Skriniar, për të forcuar mbrojtjen për sezonin 2019/20, por Antonio Conte nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtari kyç i skuadrës.
Kështu, Interit do t’i kushtojë 60 milionë funte sjellja e sulmuesit të Belgjikës në “San Siro”.
Lukaku është pjesë e Man United që nga viti 2017, ku u transferua nga Evertoni për 75 milionë funte, plus 15 të tjera bonuse.
Për dy sezone ai ka bërë 96 paraqitje për “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 42 gola.