“Nëse je kundër dikujt, i del përballë”, Abdixhiku flet për mungesën e Bajramit dhe Hotit në mbledhje

15:51 | 09 Maj 2026

Kreu i LDK-së, Lumi Abdixhiku, në fjalën e tij për mediat pas mbledhjes së KP të LDK-së është pyetur edhe për mungesën e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit.

Abdixhiku ka thënë se ata janë pjesë e LDKsë dhe do të jenë pjesë e listës zgjedhore, por ka shtuar se në të gjitha takimet mund të marrin pjesë.

Por ai kishte një mesazh të qartë për të gjithë ata që nuk e duan Osmanin që të jetë pjesë e listës së LDK-së.

“Nuk mund të jesh edhe pjesë e listës edhe të jesh kundër, s’ka logjikë, nëse je kundër dikujt i del përballë, pra jemi bashkë, duhet t’i pyesni pse s’po vijnë në takime, por ata janë pjesë e LDK-së”, tha Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.

“Rreth bashkimit jo të gjithë mund ta ndjejnë, ashtu siç po e ndjenë anëtarësia e LDK-së, por të gjithë duhet ta respektojnë anëtarësinë e LDK-së, Ky është vullnet i anëtarësisë së LDK-së.

I pyetur se Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajrami nuk po e ndijenë këtë bashkim, Abdixhiku tha se besojnë që do ta ndjejnë.

“Besoj se do ta ndijenë, se kur je në listë të LDK-së, kur të prinë Vjosa edhe kur e ke Vjosen kandidate për presidente dhe e ke kryetarin e partisë tënde për kryeministër duhet të angazhohemi të gjithë për unitet e bashkim. Ju kisha lut mos krijoni tema të paqena se nuk ekzistojnë, po bëhemi të gjithë bashkë, ky është momentumi, kjo është rëndësia e madhe e LDK-së. Ata që nuk e duan bashkimin e LDK-së, nuk e duan as vet LDK-në. Të jesh kundër bashkimit je vetvetiu kundër qëllimit të ekzistencës së LDK-së,”, tha ai.

Komento: