Bllokohet aksi rrugor Junik – Gjeravicë shkak i shembjes së dheut

16:35 | 09 Maj 2026
bllokohet-aksi-rrugor-junik-–-gjeravice-shkak-i-shembjes-se-dheut

Rruga Junik – Gjeravicë është bllokuar përkohësisht për qarkullim si pasojë e vërshimeve të fundit që kanë prekur këtë zonë.

Sipas njoftimit të komunës së Junikut, ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmeve dhe hapjen e rrugës për qarkullim të sigurt.

Qytetarëve u është kërkuar që të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në një njoftim radhës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe evitimit të rreziqeve të mundshme.

Komento: