Rozhajë: Kujtohen refugjatët e vrarë mes “Orës së Maleve”

21:30 | 09 Maj 2026
rozhaje:-kujtohen-refugjatet-e-vrare-mes-“ores-se-maleve”

Në 27 vjetorin e vrasjes së refugjatëve kosovarë në komunën e Rozhajës, u mbajt organizimi i përvjetshëm “Ora e Maleve”.

Në edicionin e gjashtëmbëdhjetë, eventi nisi me ekspozitën e piktorit Xhevdet Spahija, ku në thelb pati xhubletën shqiptare.

Më pas manifestimi vazhdoi me orën letrare ku u prezantuan dhjetëra poezi, dhe poashtu u promovuan dy veprat e akademikut Kujtim Shala, “Idioma” dhe “Fizika Naive”.

Me këngë e valle tradicionale, para të pranishmëve doli Shoqëria Kulturore “Rapsha” nga Druma e Hotit, Malësi e Madhe.

Ky aktivitet shënohet në nderim të viktimave refugjatë për të kërkuar përgjegjësi për zbardhjen e krimit.

Komento: