
Barcelona ka rastin e artë për ta fituar titullin e kampionit në Spanjë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur rivalin e përbetuar Real Madrid.
Katalunasit kanë nevojë vetëm për një barazim që të mbrojnë titullin e kampionit, ndërsa të dielën mbrëma e presin Realin në “Camp Nou”.
Mungesat e dy skuadrave:
Sa i përket mungesave, Barcelona qëndron shumë më mirë pavarësisht që është pa yllin e skuadrës Lamine Yamal. I vetmi lojtar tjetër përpos spanjollit që pritet të mungojë është qendërmbrojtësi Andreas Christensen.
Ndërkohë, te Real Madridi ka krizë me lëndime, ku yjet si Federico Valverde, Rodrygo, Eder Militao, Arda Guler, Dani Carvajal e Ferland Mendy nuk do të jenë të gatshëm.
Analizë:
Mbrojtësi Jules Kounde rikthehet në kohën më të mirë nga suspendimi, me Hansi Flick që pritet ta vendosë direkt në formacionin bazë.
Francezi vazhdimisht këtë edicion e ka dëshmuar se është i pazëvendësueshëm në sistemin e Flick, andaj do t’i jep një ndihmë të madh katalunasve.
Në anën tjetër, Reali pritet të ketë disa ndryshime në formacion meqenëse emrat që ishin titullar si Militao, Valverde dhe Guler mungojnë shkaku i lëndimeve.
Lajm pozitiv është rikthimi i Kylian Mbappe, por ende nuk është e qartë se nëse do të luajë nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme:
Barcelona (4-2-3-1): Garcia; Cancelo, Martin, Cubarsi, Kounde; Pedri, E.Garcia; Lopez, Gavi, Rashford; Lewandowski
Real Madrid (4-4-2): Courtois; Alexander-Arnold, Huijsen, Rudiger, Garcia; Diaz, Camavinga, Bellingham, Pitarch; Vinicius, Gonzalo.

Parashikim: Barcelona 2-1 Real Madridi
Barcelona shihet si favoriti pasi edhe mund ta fitojë titullin ndërsa nuk di për humbje në 10 ndeshjet e fundit, derisa mban edhe një rekord prej 17 ndeshjeve si të pamposhtur në shtëpi.
Reali ndërkohë vetëm me fitore mund të ëndërrojë për një mrekulli në garën për titull. Ata janë të pamposhtur në katër ndeshjet e fundit, por kanë fituar vetëm dy ndeshje si mysafirë./Telegrafi/