
Katër persona në Gjakovë kanë penguar policën për ta kryer punën e tyre zyrtare.
Në njoftimin e policisë thuhet se tre prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërkaq njëri është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Derisa zyrtarët policor kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare katër të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë penguar për ta kryer punën e tyre zyrtare”.
“Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i katërt është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.